Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Minimal Maze, 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Minimal Maze është një lojë mjaft e bukur me temë kuic, e vlerësuar si një nga lojërat më bukura në App Store përsa i përket kësaj kategorie. Qëllimi i juaj, nëse jeni bllokuar në një labirinth, është vetëm të gjeni rrugëdaljen sa më shpejt të jetë e mundur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e thjeshtë.


Data Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Widget është një program mjaft i dobishëm i cili do t'u tregojë një idikator në lidhje me të dhënat totale të harxhuara nga paketa juaj e internetit që keni blerë nga kompania telefonike. Programi nuk kërkon lidhje me internet, nuk konsumon baterinë si edhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur.


- QuickScanner: OCR PDF Scanner, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
QuickScanner është një program i dobishëm të cilin ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj. Nëpërmjet tij ju mund të krijoni dokumente në formatin PDF duke i skanuar ato me fotokamer. Më pas mund ti nisni drejtë kontakteve email.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment