Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


- Stickman Basketball 2017, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Stickman Basketball është një lojë në të cilën ju do të luani me personazhet Stick në turne të ndryshme basketbolli. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft të bukur dhe ofron argëtim për kohën tuaj të lirë. Ja vlent ta merrni atë.


Hack Run, nga 1.59€, falas. /iPhone, iPad
Hack Run është një lojë për të apasionuarit e informatikës ku duhet të arratiseni nga disa sisteme sigurie pasi keni zbuluar sekretin e organizatës. Loja bazohet tek komandat e Unix dhe Dos dhe ju duhet ti mësoni e pastaj ti përdorni për tu arratisur nga sistemi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment