Modelet e reja Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ janë dy pajisje fantastike, me një dizajn mjaft të bukur dhe performanca të mira, por për sa i përket kohëzgjatjes së baterisë? Galaxy S8+ ka një detyrë mjaft të vështirë pasi duhet të furrnizojë një ekran 6,2", me proçesor të fuqishëm që mund të ndikojë në kohëzgjatjen e baterisë.


Për të zbuluar se në çfarë vendi rënditet Samsung Galaxy S8+ në krahasim me modelet e tjerë është bërë një test. Rezultati final thotë se Galaxy S8+ ka një kohëzgjatje prej 8 orësh, gati 1 orë më shumë në krahasim me Galaxy S7 Edge. Galaxy S8+ pozicionohet më lart edhe në krahasim me Galaxy S7, Google Pixel XL, OnePlus 3T, Huawei P10 dhe me pak diferencë më mirë se iPhone 7.

Në krahasim me iPhone 7 Plus bateria e Galaxy S8+ zgjat 1 orë më pak. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment