Në këtë artikull do t'ju sjellim një guidë ku ju mund të mësoni se si të përdorni tastierën e iPhone si një Trackpad për të spostuar kursorin e shkronjave mbi tesktin që po shkruani. Ky funksion është mjaft i dobishëm dhe do të shpejtojë shkrimin e tekstit të një sms-je, dhe jo vetëm.

Besoj të gjithë jeni hasur me problemin e spostimit të kursorit nga një fjalë tek një tjetër ku mënyra klasike për të kryer këtë funksion është të prekni për një kohë të caktuar mbi ekran ku më pas aktivizohet lupa që zmadhon teksit dhe duke rrëshkitur gishtin mund të spostoni kursorin në pozicionin e dëshiruar.

Në iDevice që integrojnë sensorin 3D Touch, ju mund të kryeni funksionin e spostimit të kursorit në një mënyrë më të shpjetë. Mënyra për të aktivizuar funksionin Trackpad në tastierën e iDevice është mjaft e thjeshtë dhe më poshtë do të gjeni hapat që duhet të ndiqni:
  1. Duke supozuar se po shkruani një sms, prekim me pak forcë çdo shkronjë të tastierës dhe të gjithë butonat e saj do të zhduken.
  2. Duke mos e shkëputur gishtin nga tastiera ku sipërfaqja e saj tashmë luan rolin e një Trackpad që gjejmë në Pc ose Mac, kursori i teksit do të spostohet nëse lëvizni gishtin mbi sipërfaqen e vetë tastierës.
  3. Nëse dëshironi të selektoni një fjalë duhet ta shtypni përsëri pak më fort ekranin por gjithsesi pa e shkëputur gishtin.
  4. Pasi keni arritur qëllimin tuaj, për tu rikthyer tek shkrimi i tekstit, do të mjaftojë të shkëputni gishtin nga ekrani.

Këto pra janë ato pak hapa të cilat ju lejojnë të transformoni tastierën e iOS në një Trackpad ku mund të kontrolloni kursorin e tekstit që po shkruani ose të selektoni fjalë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment