Në këtë artikull do t'ju prezantojmë me një funksion mjaft interesant i cili vihet në dispozicion nga iOS por është i ç'aktivizuar. Ai bën të mundur ç'aktivizimin e efekteve grafike që i aplikohen ikonave të iOS kur lëvizim nga një program në tjetër, duke na lejuar të zgjasim intevalin e karikimit të baterisë.
Kujtojmë që me versionet e reja të iDevice, shpejtësia e proçesorëve grafikë sa vjen e rritet dhe efektet grafike bëhen gjithnjë e më prezent në interaksionet e përdoruesit me sistemin operativ. Nga ana tjetër kjo do të thotë edhe me shumë konsum baterie. Pikërisht për këtë arsye, Apple ka vendosur në listën e funksioneve të iOS, një mundësi për të ç'aktivizuar një pjesë të mirë të efekteve grafike dhe ju mund ta bëni këtë duke ndjekur këto hapa të thjeshta:
- Klikojmë në menu-në Settings -> General -> Accessibility -> Reduce Motion
- Pasi aktivizojmë seksionin "Reduce Motion", do të shfaqet edhe një seksion tjetër i cili quhet "Auto-Play Message Effects" dhe ju lejon të menaxhoni efektet grafike të programit Message, të cilat aplikojnë animime kur një mesazh që është përcaktuar si i rëndësishëm nga dërguesi. Nëse dëshirojmë, duke e aktivizuar butonin, ky funksion do të mbetet aktiv edhe pse "Reduce Motion" është aktivizuar.
Pasi kryejmë këto hapa, do të vëmë re se efektet grafike si Parallax apo shfaqja e ikonave të menu-së Home me lëvizje 3 dimensionale, do të jetë e ç'aktivizuar. Kjo gjë do të bëjë të mundur, sipas statistikave, zgjatjen nga një karikim tek një tjetër të baterisë, me rreth 30% të kohës më shumë. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment