Google njoftoi se përditësimi i ardhshëm i Google Maps për iOS do të sjellë mundësinë për t'i bërë share në kohë reale pozicionit ku ndodheni. Nëse dëshironi t'i tregoni dikuj se ku ndodheni, do të mjaftojë të hapni menunë anësor ose të prekni pikën blu në hartë dhe të ndani pozicionin tuaj.
Mund të zgjedhni të bëni share në kohë reale me kontaktet tuaja ose të dërgoni një link nëpërmjet aplikacionit të mesazheve që preferoni. Në momentin që do të publikoni pozicionin tuaj, spektatorët do ju shohin në hartën e tyre, ndërsa në hartën tuaj, në zonën e busullës, do të shfaqet një ikonë që ju kujton se i keni bërë share pozicionit tuaj.
Nëse ndani miqtë tuaj një udhëtim, ato do të shohin rrugën që po ndiqni dhe falë një përllogaritjeje mund të dinë orarin se kur do të arrini në destinacion. Natyrisht ju do të keni edhe mundësinë të ndërprisni transmetimin në çdo moment. Ky funksion do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment