Një aplikacion mjaft simpatik është publikuar në App Store. Me anë të aplikacionit Memoji from Facetune mund te modifikoni fytyrën tuaj, duke e transformuar atë një një emoji. Falë këtij aplikacioni falas për iPhone, mund të krijoni menjëherë foto virale dhe t'ia dërgoni miqve tuaj.

Bëni të argëtohen miqtë tuaj duke trasformuar fytyrën tuaj në një emoji të qeshur, që qan apo që dërgon një puthje. Mund të personalizoni çdo gjë sipas dëshirës tuaj.

Memoji from Facetune është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment