Në këtë artikull do t'ju sjellim disa foto mjaft interesante të cilat janë publikuar së fundmi në rrjet dhe konfirmojnë më tej modelin final të iPhone-it të ardhshëm i cili mund të quhet 7s, 8 por edhe iPhone X.
Sipas ekspertëve linjat e iPhone-it të ardhshëm do të kujtojnë ato të iPhone-it të parë, të prezantuar 10 vjet më parë nga Steve Jobs. Ky supozim konfirmohet edhe nga imazhet që shihni në këtë artikull pasi ngjashmëria me produktin e parë, është mjaft e madhe. Nëse produkti final do të jetë ai i shfaqur në këto foto, shihet qartësisht forma pa borde në ekran si dhe mbulesa anësore e cila mund të jetë e gjitha e bërë me material prej hekuri.
Përsa i përket ekranit mund të vëmë re se mungon butoni Home ose Touch ID i cili, siç ju kemi njoftuar shpesh, pritet të jetë i integruar në ekranin e sheshtë ose i vendosur prapa ekranit. Pra përsa i përket vëndëndodhjes asgjë nuk është e qartë. Nëse prisnit që ekrani të jetë i lakuar ashtu si Samsung S8, duket se nuk do të jetë ashtu pasi ekspertë mendojnë se Apple do të ruaj të njëjtat harkime që gjejmë edhe tek iPhone 7.
Nëse shikojmë imazhet, duket se ai do të ngjajë shumë me iPhone-in e parë dhe duke qënë se Apple duhet të sjellë një produkt ndryshe nga iPhone 7, mendoni se ngjashmëria me iPhone-in e parë, do të ishte e përshtatshme për të festuar 10 vjetorin e iPhone? /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment