Në një nga portalet më të mëdha Aziatike, që trajtojnë produktet Apple, është publikuar një skicë e mundshme e iPhone 8. Duke u bazuar në imazhin e publikuar, mund të shihet qartë se ai do të ketë shumë ndryshime në krahasim me iPhone 7. Një ndër elementët që bie në sy është sensori Touch ID i cili qëndron në pjesën e prapme.
Sipas ekspertëve, nëse struktura finale e iPhone do të jetë ajo që shfaqet në imazhin që gjeni në krye të artikullit, atëherë spostimi i sensorit Touch ID në pjesën e prapme i lejon Apple që arrij objektivin e saj, i cili është mbulimi i të gjithë pjesës së përparme me ekran. Siç ju kemi njoftuar më parë, Apple po mundohet që të intregrojë sensorin Touch ID në ekran por ekspertët mendojnë se kjo zgjidhje nuk është arritur akoma nga inxhinierët, të cilët mund të kenë vendosur ta spostojnë këtë sensor në pjesën e prapme të produktit.
Tjetër element i rëndësishëm që vihet re në imazh, është fotokamera, i cila shfaqet në pozicionin vertikal, bashkë me blic-in. Në skicë mund të shohim gjithashtu edhe dimensionet e produktit të cilat duket se nuk janë shumë ndryshe nga ato të iPhone 7. Kjo do të thotë se ekrani mund të ketë gjithashtu të njëjtat dimensione, pra 4.7-inch. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment