Zërat e fundit flasin për një iPhone 8 të pajisur me Smart Connector pikërisht si linja e iPad Pro. Kjo portë do të nevojitet si për karikimin wireless ashtu edhe për të lidhur aksesor VR dhe AR. Nuk është hera e parë që flitet për Smart Connector në iPhone. Edhe vitin e kaluar, disa foto shfaqnin një iPhone 7 Plus me këtë lloj porte, një shenjë që konfirmon se Apple po mendonte ta integronte atë edhe më parë.

Për momenti Smart Connector është i pranishëm vetëm në linjën iPad Pro dhe nevojitet për të lidhur disa aksesorë me tastierën e jashtme të Apple. Sipas thashethemeve të fundit, iPhone 8 mund të jetë smartphone i parë Apple që integron këtë konektor. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment