Instagram tashmë ka 700 milion përdorues aktivë në muaj, një rritje me 100 milion në vetëm katër muajt e fundit. Kompania në pronësi të rrjetit social Facebook bëri publik këtë informacion ditën e Mërkure. Sipas kompanisë kjo rritje erdhi si rezultat i disa arsyeve veçanërisht nga thjeshtimi i metodave të regjistrimit dhe procesit të gjetjes së miqve të rinj në platformë.
Instagram nuk dha detaje rreth numrit aktivë ditor të përdoruesve e as statistikave më të fundit të Instagram Stories. Kjo e fundit ka shijuar një sukses të paprecedent duke lënë pas Snapchat shtatë muaj nga debutimi. Më shumë se 200 milion njerëz përdorin historitë e Instagram çdo ditë. Snapchat numëron vetëm 161 milion përdorues aktivë në ditë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment