Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një aksesor mjaft interesant dhe të dobishëm për iDevice-in tuaj. Besoj të gjithë keni patur problemin e prishjes së kavos Lightning mbas një periudhe kohe, prishje e cila vjen nga shumë arsye ku ndër ato mund të përmëndim përthyerje e vazhdueshme.

Nëse duhet të blini një kavo Lightning, atëherë ne ju këshillojmë produktin e kompanisë Fuse Chicken e cila sjell në treg produktin Titan, kavon me kualitetin më të lartë në treg dhe që është ndërtuar për të mos u prishur kurrë. Ai është i rrethuar nga një sustë metalike e cila siguron maksimunin e ruajtjes nga përkuljet. Gjithashtu për tu vënë re është edhe gjatësia e kavos e cila është 1.5m, pra më e madhe se ajo që ofron Apple.

Nëse dëshironi të blini këtë produk, mund ta merrni atë nga faqja zyrëtare e kompanisë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment