Bëhet fjalë për një lojë për të gjithë të apasionuarit e shpejtësisë ku do të ngisni disa automjete nëpër labirinthe dhe nivele surreale. Gameplay është mjaft i thjeshtë dhe i shpejtë dhe vështirësitë rriten gjithmonë e më shumë. Është i disponueshëm edhe funksioni Endless për të provuar reflekset tuaja.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Hyperburner do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment