Clips, aplikacioni më i ri i Apple, është i disponueshëm në App Store. Me anë të Clips, çdo përdorues mund të kombinojë video, foto dhe muzikë për të krijuar fimime të personalizuar që mund të publikohen në Facebook, Instagram ose në rrjete të tjera sociale, si dhe në Youtube dhe Vimeo.

Një nga funksionet më interesante është mundësia për të krijuar tituj dhe titra të animuar duke përdorur zërin tuaj. Titrat krijohen automatikisht ndërsa përdoruesi flet. Përdoruesi mund të kombinojë edhe stile të ndryshme dhe të prek çdo titull për të modifikuar tekstin ose për të shtuar emoji.

Clips është i disponueshëm falas në App Store dhe është kompatibël me iPhone 5s dhe modelet më të rje, modeli i ri iPad 9,7″, të gjithë modelet iPad Air dhe iPad Pro, iPad mini 2 dhe iPod touch i gjeneratës së gjashtë. Kërkon iOS 10.3. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment