Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

OldSchool Blocks, nga 0.89€, falas. /iPhone
OldSchool Block është një lojë klasike mjaft impenjuese ku ju duhet të shkatërroni blloqet fikse dhe në të njëjtën kohë duhet të ruani sferën të mos bjerë jashtë bazamentit të lëvizshëm. Qëllimi juaj është të shkoni sa më lart me nivelet por duhet të konsideroni dhe faktin që sfera shkatërruese lëviz më shpejt nga një nivel në tjetrin.


Magnifier Flash, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Magnifier Flash është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të lexoni një tekst duke zmadhur pjesën e dëshiruar.  Pra programi i vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me leximin e teksteve ose nëse teksti që po kërkoni të lexoni është shkruajtur me karaktere shumë të vogla.


Timenotes, nga 0.89€, Falas. /iPhone 
Ky aplikacion na lejon të krijojmë promemorie të eventeve të ndryshme që duhet të kemi në të ardhmen dhe na tregon çdo detaj në lidhje me kohën e mbetur për të arritur tek çdo event që rregjistrojmë.


Sizer, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment