Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Light This Up, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Light this up është një lojë me temë kuic ku duhet të ndërtoni qarqe elektrike funksionale. Duke patur në dispozicion komponentët e duhur, duhet ti lidhni bashkë për të bërë të mundur që poçi të ndritçohet. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Splot, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splot është një lojë me shumë aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë krijesat e quajtura Birdlings. Ai duhet të vrapojë deri në fund të misionit dhe të shpëtojë sa më shumë krijesa. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Shock-X, nga 0.89€, falas. /iPhone
Shock-X është një lojë mjaft e veçantë për sa i përket grafikës por edhe argëtimit. Ju duhet të drejtoni një avion luftarak i cili duhet të pastrojë fushën e betejës nga sulmet armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Sharpscan Pro, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Sharpscan Pro është një program i cili na ofron mundësinë të skanojmë dokumenta nëpërmjet fotokamerës së iPhone dhe ti ruajmë në formatin PDF. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe ofron një kualitet mjaft të lartë skanimi.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment