Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gear Miner, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gear Miner është një lojë mjaft e bukur ku duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpërtojë nga materiali i lëngshëm duke flutuar nga një ingranazh në një tjetër. Në 25 nivelet e ofruara ju duhet të shpëtoni dhe të mblidhni sa më shumë  monedha. Ja vlen ta provoni këtë lojë.



Mystery of Fortune 2, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Mystery of Fortune 2 është një lojë mjaft e bukur me temë strategji ku ju do të krijoni ushtrinë  personale dhe më pas të luftoni kundra krijesave që kanë pushtuar botën. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- ToonCamera, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
ToonCamera është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot tuaj duke i aplikuar atyre efektin e animimit. Me pak fantazi do të krijoni imazhe me të vërtetë mjaft të bukura dhe më pas mund ti publikoni në rrjetet sociale në App Store.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment