Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Pixel Boat Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel boat rush është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni një motoskaf të armatosur dhe të garoni në garat më ekstreme. Përveç se të fitoni duhet të dilni të gjallë derisa gara të mbarojë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Eddy Cloud Music Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Eddy Cloud Music Player është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të ruani muzikën tuaj të preferuar në sistemet Cloud si Google Drive apo Dropbox dhe më pas ta dëgjoni atë sa herë të dëshironi.


- gTasks Pro, nga 5.79€, falas. /iPhone, iPad
gTasks Pro është një nga programet më të mira në App Store për të menaxhuar event tuaj ditore. Fuqia e këtij programi është mundësia për të ruajtur eventet e krijuara në Google Calendar, një nga shërbimet më të mira të kompanisë Google, në teknologjinë Cloud.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment