Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Gunpowder, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Gunpowder është një lojë me të vërtetë e bukur, e realizuar me një grafikë fantastike 3D. Do të luajmë në rolin e një heroi, mjaft të ngjashëm me "Robin Hood" dhe që ka si qëllim të lirojë qytetin nga bosi i keq Grimshaw, nëpërmjet 125 niveleve që sa vijnë e vështirësohen gjithmonë e më shumë.



- Thermo-Hygrometer, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Thermo Hygrometer është një program i dobishëm ku ju do të jeni të informuar për temperaturën dhe kushtet meterologjike në vëndin ku jetoni. Programi do të shfrytëzojë sensorin GPS për të përcaktuar mjaft saktë informacionet e dhëna. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


IQ Test Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment