Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Numbers, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Numbers është një program mjaft i dobishëm i cili ju jep mundësinë krijoni dokumenta të cilat përmbajnë çdo informacion që ju dëshironi. Mund të vendosni imazhe ose të krijoni tabela statistikore, dhe më pas mund të ruani dokumentin e krijuar në formatin e dëshiruar.


- Pages, nga 9.99€, falas. /iPhone, iPad
Pages është një nga programet më të mira në App Store për krimin e dokumentave dhe broshurave. Në mënyrë mjaft profesionale ju mund të ndërtoni dokumentat që keni nevojë duke shtuar në dokument çdo lloj informacioni apo imazhi dhe të formatuar sipas dëshirës. Ja vlen ta shkarkoni!


- Equal 10, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Equal 10 është një lojë me temë kuic ku qëllimi i lojës është të numëroni deri në 10 dhe më pas të eliminoni numrat e tjerë duke i shpërthyer. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment