Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Inifinity Loop Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Infinity Loop është një lojë mjaft e bukur me temë kuic, të cilën ju mund ta shkarkoni sot falas për një kohë të limituar. Duhet të lëvizni të gjitha figurat në mënyrë të tillë që të mos arrihet kurrë fundi, ku sigurisht nuk do të jetë aq e lehtë.


- ICareFone Pro, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
ICareFone Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të bllokoni rreklamat e padëshiruara që gjeni në programe të ndryshme, vetëm me një klik. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment