Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Linia, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Linia është një lojë me temë kuic ku qëllimi në lojë do të jetë lidhja e objekteve me të njëjtën ngjyrë, nëpërmjet linjave. Duket e lehtë por duhet të keni parasysh që objektet me ngjyra lëvizin dhe ndryshojnë formë dhe ngjyrë. Ja vlen ta merrni.


- Teeter, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Teeter është një tjetër lojë me temë kuic ku qëllimi i lojës është të drejtoni sferën drejtë vrimës ku nuk ka rrezik. Në lojë kombinohet mjaft mirë argëtimi dhe vënia në përdorim e aftësive tuaja për të zgjidhur kuicet. Ja vlen ta merrni.


- Busy superhero, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Busy superhero është një lojë me aventurë dhe aksion ku ju duhet të shpëtoni botën me një nga super heronjtë që keni në dispozicion. Në bazë të aftësive të secilit do të keni mundësi të mposhtni armikun dhe të shpëtoni botën.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment