Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Crash the comet, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crash the comet është një lojë në të cilën ju duhet të mbani një kometë në pistën e duhur. Duket e lehtë por realisht do jetë e vështirë sepse shpejtësia e saj sa vjen e rritet. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


Magnifier Flash, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Magnifier Flash është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të lexoni një tekst duke zmadhur pjesën e dëshiruar.  Pra programi i vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me leximin e teksteve ose nëse teksti që po kërkoni të lexoni është shkruajtur me karaktere shumë të vogla.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment