Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:
- Goat Simulator, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Goat Simulator është një lojë mjaft argëtuese e cila do t'ju bëjë të jetoni në një botë ku personazhi me të cilin do ta eksploroni atë është një cjap ose dhi. Në botën ku jetoni do të shfrenoni fantazinë tuaj dhe të bëni çfarë të doni me këtë personazh. Ja vlen ta merrni këtë lojë.
- Block Vs Block II, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

Block Vs Block është një lojë në të cilën ju duhet të vendosni blloqet e të njëjtës ngjyrë të formojnë një murë të plotë si tek loja e famshme Tetris. Gjatë kalimit nga një nivel në tjetrin shpejtësia e lëvizjes së blloqeve do të shtohet dhe kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë të vazhdoni më tej. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.
- Steel Guitar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steel Guitar është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas instrumentit të kitarrës. Aty do të keni mundësi të provoni tinguj të ndryshëm të cilat janë rregjistruar në formën e efekteve si edhe të formoni akorde të ndryshme të cilat do t'ju ndihmojnë në përvetësimin e këtij instrumenti.
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment