Apple ID është i domosdoshëm për të patur qasje në të gjitha shërbimet e Apple dhe për të shfrytëzuar funksione cross-device si iCloud Drive. Shumë përdorues të vjetër e kanë krijuar këtë llogari vite më parë, kur ndoshta nevojitej vetëm për të shkarkuar aplikacione ose për ta shfrytëzuar për shërbime më pak të rëndësishme, por sot Apple ID ka më shumë rëndësi, sidomos për ata që e përdorin në më shumë pajisje iOS dhe Mac. Ja pse mund të jetë nevojitet të ndryshoni email-in e Apple ID, duke vendosur atë përdorni më tepër.

Për të bërë këtë, duhet të ndisni këto hapa. Këshilla e parë është të bëni logout nga çdo shërbim Apple në të gjitha pajisjet tuaja, iOS dhe macOS, duke evituar probleme me lidhjet e mëtejshme me Appple ID me adresën email të modifikuar. Nëse bëni logout nga Mac, ju këshillojmë të ruani të gjitha të dhënat iCloud, në mënyrë që t'i bëni restore pasi të keni kompletuar çdo veprim.

Pasi të keni bërë të gjitha këto veprime, lidhuni në faqen Apple ID dhe klikoni sipër majtas për ta modifikuar atë. Aty mund të modifikoni adresën e email-it dhe pasi ta keni konfirmuar, do të merrni një email me një kod konfirmimi që duhet të vendosni te kjo faqe. Më pas mund të përdorni të gjitha shërbimet Apple duke përdorur adresën e re. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment