Në këtë artikull do t'ju sjellim disa mënyra për të karikuar më shpjet baterinë e një iPhone. Në këtë drejtim Apple nuk ka bërë përparime të mëdha, nëse e krahasojmë atë me sistemin operativ Android i cili integron një teknologji të veçantë për të karikuar baterinë. Më poshtë po ju listojmë disa këshilla të cilat mund ti aplikoni.

Përdorni karikues iPad-i

Përdorimi i karikuesit të iPad është një zgjidhje mjaft e mirë për të karikuar baterinë e një iPhone. Fuqia e nevojshme për të karikuar baterinë e një iPad-i, është 12W dhe 2.1A, ndërsa ajo për iPhone është 5W dhe 1A. Duke përdorur karikuesin e iPad, do të kurseni më shumë kohë. Nga llogaritjet e bëra, një iPhone 7 Plus kërkon 3 orë për të karikuar plotësisht baterinë, ndërsa nëse përdorini karikuesin e një iPad-i do t'ju duhen 2 orë.

Aktivizoni Airplan Mode

Nëse mund të aktivizoni këtë funksion të iOS, me siguri nuk do të merrni asnjë telefonatë, mesazh apo lidhje me rrjetin e internetit. Nga ana tjetër do të përfitoni një karikim shumë më të shpjetë të baterisë. Nëse nuk e dini se si mund ta aktivizoni këtë funksion, duhet vetëm të aktivizoni qëndrën e funksioneve të iOS duke rrëshkitur gishtin nga poshtë lart në fund të ekranit, dhe të prekni butonin që ka ikonën e aeroplanit.

/iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment