Samsung është rikthyer. Pas problemeve me Galaxy Note 7, Samsung beson se ka gjetur forcën e duhur dhe ajo quhet Galaxy S8 dhe S8+. Karakteristika e cila bie më së shumti në sy është ekrani i cili mbulon hapësirën më të madhe të pjesës frontale të telefonit. Samsung e quan ekranin INFINTY, i cili sakrifikoi edhe butonin fizik për ta zëvendësuar me një me prekje i ndjeshëm ndaj presionit.

Në shitje nga data 28 Prill, telefoni do të kushtojë 720 dollarë për modelin standart dhe 840 dollarë për modelin S8+. Ndryshe nga modelet e kaluara Samsung ka menduar të implementojë ekranin e lakuar në të dy versionet i njohur si Edge. Ekrani zë 83% të pjesës frontale të telefonit.

Janë dy madhësi ekranesh: 5.8 inç dhe 6.2 inç ku që të dy kanë rezolucion 2960×1440 me dendësi pikselash prej 570 dhe 529ppi respektivisht. Si S7-ta, edhe S8 ruan të njëjtën trashësi prej 8 milimetrash por është 6.5 mm më i gjatë se S7-ta. Telefoni do të ofrohet në tre ngjyra: Zezë, Gri dhe Argjendtë.

Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64GB memorje e brendshme. Samsung ka menduar edhe për kartat SD. Në pjesën e pasme gjendet një kamër 12 megapiksel “Dual Pixel” ndërsa frontale 8 megapiksel me autofokus. Edhe njëherë tjetër telefonët ngelen rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP68.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve do të qëndrojë ngjitur me kamerën e telefonit i cili gjithashtu përmban skaner iris dhe teknologji të njohjes së fytyrës. Gjatë aktivitetit Unpacked, Samsung foli gjërë e gjatë për asistentin dixhital të S8-ës. I njohur me emrin Bixby, shërbimi është dizenjuar “për ta bërë jetën tuaj më të lehtë.”

Siguria e baterisë është pikëpyetja më e madhe. Galaxy S8-ta ka kaluar me sukses testimet e tetë pikave të sigurisë së baterisë falë një angazhimi në inovacion dhe cilësi tha Samsung. S8+ ka bateri me kapacitet 3,500 mAh ndërsa S8-ta standart 3,000 mAh. Të dy modelet kanë teknologjinë e ngarkimit wireless e madje portë 3.5 mm kufjesh.

0 komente:

Post a Comment