Nokia 3310 është rikthyer pas plot 17 vitesh nga versioni origjinal i telefonit. Shumë prej nesh e konsiderojnë si një ikonë falë popullaritetit dhe qëndrueshmërisë që e karakterizonte.
Ringjallet telefoni legjendar Nokia 3310.
Më shumë se 126 milion u prodhuan përpara se të nxirrej nga qarkullimi në 2005-ën. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licensën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia. Analistët thonë se kjo është mënyra perfekte për të tërhequr vëmendjen me rikthimin e Nokia në botën e telefonëve celularë.
Telefoni funksionon me rrjetet celulare 2.5G dhe sistemin operativ Symbian S30+. Avantazhi kryesor i këtij telefoni padyshim është jetëgjatësia e baterisë. HMD premton 22 orë jetëgjatë baterie për 22 orë bisede. Gjithashtu ka të instaluar një version klasik të lojës së famshme Snake. Çmimi i 3310-ës së re është 49 Euro. /iPhoneAlbania
Ringjallet telefoni legjendar Nokia 3310.
Më shumë se 126 milion u prodhuan përpara se të nxirrej nga qarkullimi në 2005-ën. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licensën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia. Analistët thonë se kjo është mënyra perfekte për të tërhequr vëmendjen me rikthimin e Nokia në botën e telefonëve celularë.
0 komente:
Post a Comment