Nëse jeni të apasionuar pas automobilistikës, në këtë artikull duam t'ju përcjellim një lajm që lidhet me Apple dhe kompanitë Porsche. Këto  të fundit kanë vendosur të integrojnë teknologjinë CarPlay në sistemi elektronik të makinave që janë prezantuar në sallonin Gjenevës.

Jeep do të shese modelet e saj duke i ofruar mundësinë përdoruesit të zgjedhë midis Apple CarPlay dhe Android Auto. Versioni Compass i makinës do të intergrohet edhe me sistemin Uconnect 7.0, 8,4 ose 8.4 NAV, të cilat sisteme të cilat ndihmojnë përdoruesin e makinës të udhëtojë i sigurtë dhe komod drejtë destinacionit.


Përsa i përket Porsche, versioni i ri i serisë së makinave është Panamera Hybrid. Motorri i saj furnizohet nga një motorr elektrik përveç përdorimit me karburant ndërsa CarPlay i ofron përdoruesit kontroll maksimal në funksionet e nevojshme gjatë udhëtimit. Gjithashtu Porsche ofron dhe integrimin me Apple Watch.

Çmimin  i Porsche Panamera do të nisë nga 184.400 $ ndërsa versionet e reja të markës Jeep nuk janë qartësuar akoma. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment