Tani që burime të ndryshme kanë konfirmuar karakteristikat e mundshme të iPhone 8, tregu aksionar është vënë në lëvizje dhe analistë të ndryshëm mendojnë se modeli i ardhshëm i Apple do të jetë një sukses i madh. Pritshmëritë e aksioneve Apple kanë kaluar nga 150$ në 185$ për aksion, pas thashethemeve të fundit.
Ky optimizëm vjen si pasojë e risive të mundshme të iPhone 8, që do të sjellë një dizajn krejtësisht të ri, një ekran OLED, një buton Home virtual, rikarikim wireless dhe shumë funksione të reja. Analisti Jim Suva mendon se suksesi i iPhone 8 do të vijë pasi bëhet fjalë për përditësimin më të madh të iPhone që nga viti 2014. Analisti mendon se modeli premium do të jetë edhe më i shituri, pavarësisht çmimit të lartë.
Analistë të tjerë konfirmojnë thashethemet e ditëve të fundit dhe pohojnë se risia e iPhone 8 për sa i përket pamjes, do të jetë pjesa ballore pa korrniza, e formuar krejetësisht nga ekran. Sensori i gjurmëve të gishtërinjve do të integrohet në të gjithë sipërfaqen e ekranit, ndërsa risi të tjera do të jenë fotokamera 3D dhe sensori i njohjes së fytyrës së përdoruesit. Edhe fotokamera do të jetë e fshehur poshtë ekranit. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment