Apple ka kërkuar në entin e rregjistrimit të patentave të shteti Amerikan, rregjistrimin e një patente në të cilën përshkruhet përdorimi i iPhone si një TrackPad në Macbook. Në mënyrë të detajuar përshkruhet integrimi i iPhone me një Macbook super të hollë i cili nuk ka trackpad por në vënd të tij përdoruesi mund të vendosë një iPhone.
Sipas përshkrimit, Macbook do të ketë proçesorin dhe memorien e tij. Në momentin që iPhone lidhet me atë, nëpërmjet ekranit të këtij të fundit, do të keni mundësi të përdorni Macbook siç bëni zakonisht dhe se ky version i Macbook nuk mund të përdoret pa një iPhone.
Përsa i përket sistemit operativ, Apple nuk sjell shumë detaje por ekspertët mendojnë se ai mund të jetë një sistem hibrid i cili shfrytëzon komponentët Hardware të dy iDevice-ve që përmënden në patentë.
Nëse Apple sjell në treg një produkt të tillë shumë ekspertë mendojnë më tepër për dobishmërinë e tij. Duke qënë se në patentë nuk jepen detaje në lidhje me funksionet që ky produkt mund të bëjë më shumë se sa një Macbook apo iPhone, dobishmëria kundrejtë përdoruesit do të jetë vetëm ajo e përdorimit të dy iDevice-eve në një të vetëm. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment