Në iOS 10.3 është zbuluar një risi mjaft interesante për sa i përket ikonave të aplikacioneve. Është vënë re se disa aplikacione i lejojnë përdoruesit të zgjdhin një ikonë të personalizuar. Aplikacioni i parë që ofron këtë funksion është MLB.com por me shumë mundësi kjo mundësi do të zgjerohet dhe do të përfshijë të gjitha aplikacionet.

Në rastin e aplikacionit MLB, mund të zgjedhni midis një liste ikonash që përfshijnë të gjitha skuadrat e kampionatit MLB. Duke zgjedhur njërën prej tyre, kjo do të zëvendësojë menjëherë ikonën kryesore të aplikacionit, siç mund ta shikoni edhe nga imazhi i mëposhtëm.


Tani çdo zhvillues mund të integrojë këtë funksion pa shkelur asnjë rregull të App Store, gjë që ndodhte në të kaluarën. Si ju duhet ky funksion i iOS 10.3? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment