Janë dashur disa vite, pora tani mund ta themi me siguri: Apple ka eliminuar më në fund nga lista e saj të gjitha modelet iPhone me 16GB memorie. Ishte e qartë për të gjithë se 16GB nuk mund të mjaftonin më në një smartphone si iPhone. Apple e kishte eliminuar këtë opsion nga modelet e saj të fundit, por tani edhe iPhone SE i thotë lamtumirë memories 16GB.
Praktikisht, tani në listë e Apple nuk do të ketë më asnjë model me vetëm 16GB hapësirë, madje për disa modele nisemi direkt nga 128GB (iPhone 7 Jet Black dhe Red). Gjatë viteve të fundit Apple është akuzuar disa herë se nuk ofronte më tepër hapësirë për të kursyer, duke ofruar edhe modele 8GB, për të mos harruar modelin e parë iPhone me vetëm 4GB.
Tregu ka ndryshuar, smartphone-t janë gjithmonë e më të fuqishëm, dhe aplikacionet dhe lojërat zënë gjithmonë e më shumë hapësirë dhe përdoruesit bëjnë gjithmonë e më shumë foto dhe video. Lamtumirë 16GB... më në fund. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment