Në iOS 10.3, Apple ka sjellur një funksion për të gjithë përdoruesit që kanë kufje AirPods. Bëhet fjalë për funksionon "Find My AirPods" i pranishëm brenda aplikacionit "Find My iPhone". Le ta zbulojmë sëbashku se si funksionon, si të gjeni kufjet nëse nuk dini se ku i keni lën dhe kur është me të vërtetë i domosdoshëm ky funksion.

Me iOS 10.3, aplikacioni "Find My iPhone" mund të na ndihmojë të lokalizojmë kufjet e humbura, me një kusht, duhet të jenë të lidhura akoma me Bluetooth. Nëse nuk janë të lidhura, nuk mund t'i lokalizojmë ato, por mund të kemi informacion rreth pozicionit të fundit. Kur kufjet të kthehen online do të marrim një njoftim. Por si mund t'i gjeni kufjet?

  • Hapni aplikacionin "Find My iPhone"
  • Bëni login në llogarinë tuaj Apple ID
  • Zgjedhni kufjet Airpods nga faqja kryesore
  • Prekni komandën "Play sound" për të lokalizuar kufjet

Për kufjet nuk mund të shfrytëzojmë dot GPS për të lokalizuar vendndodhjen, prandaj duhet që të jenë të lidhura patjetër me Bluetooth. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment