Gjatë ditës së djeshme, Apple ka publikuar në faqen e saj zyrtare një ngjyrë të re për serinë e iPhone, duke prezantuar kështu edicionin e limituar iPhone 7 dhe 7 Plus RED. Këto modele janë realizuar për të mbështetur programin e Global Fund kundër përhapjesë së virusit HIV.
Modelet e reja kanë përfunduar menjëherë në duart e youtuber-it të njohur Marques Brownlee - aka MKBHD që ka realizuar një video klasike unboxing, duke shfaqur ngjyrën e re të iPhone 7 dhe duke e krahasuar atë edhe me modelet standard.
Ashtu si shumë lexues të faqes tonë, edhe Brownlee ka bërë disa komente personale, duke pohuar se do të preferonte një panel frontal me ngjyrë të zezë më shumë se sa të bardhë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment