Në këtë artikull do t'ju sjellim informacione në lidhje me produktet Pixel të kompanisë Google. Pixel Smartphone dhe Pixel Notebook do të vijnë në treg të përditësuara pas lëshimit të versioneve të para në vitin 2013. Sipas burimeve zyrëtare, smartphone-i Pixel ka qënë një sukses i vërtetë pasi janë shitur të gjitha sasitë e prodhuara dhe tashmë është ndërprerë prodhimi për të nisur atë të Pixel 2.
SmartPhone-i Pixel 2
Pixel 2 do të jetë versioni i ri i serisë Pixel që do të vij në treg duke filluar nga fundi i këtij viti. Ndër risitë e këtij versioni mund të përmendim ekranin e tij i cili integron teknologjinë me kualitet 2K. Përsa i përket memories RAM, pritet që ai të ketë 6 GB, sasi e cila nuk gjëndet në asnjë produkt aktual dhe që pritet ti japë atij një fuqi maksimale përsa i përket përpunimit të grafikës. Proçesorit mund të jetë Qualcomm ose Intel dhe me siguri do të integrojë fjalën e fundit të kompanive në fjalë.
Risi tjetër që do të gjejmë në këtë produkt do të jetë dhe sensori i skanimit të shenjave të gishtërinjve. Informacioni i marrë nga ky sensor do të përdoret për të kyçur përdoruesin në sistem por edhe për veprime të tjera sigurie të cilat përdoruesi do ti bëjë me sistemin operativ.
Notebook Pixel 2
Produkti tjetër që pritet të përditësohet në fund të këtij viti është edhe seria Pixel e Notebook. Aktualisht kjo seri bën pjesë në produktet e shtresës së lartë përsa i përket çmimit dhe Google nuk ka asnjë mendim për ta ulur atë. Kujtojmë që çmimi i shitjes të versionit të parë është reth 1200$. Ndryshime pritet të jenë në lidhje me kualitetin e ekranit, memorien RAM dhe hapësirën e diskut fiks.
Chrome OS dhe Android në një sistem të vetëm
Lajmi që Google mund të shkrijë në një sistem të vetëm Chrome OS dhe Android duket se po bëhet më tepër konkret pasi ekspertët mendojnë se smartphone-i dhe notebook Pixel do të instalojnë të njëjtin sistem operativ, ku në të dy mund të instalohen programet e njëritjetrit. Pra Chrome OS do të ketë mundësinë të instalojë programe duke shfrytëzuar Play Store të Android.

0 komente:
Post a Comment