iPhone 8 pritet të vij në treg në vjeshtën e këtij viti dhe thashethemet vazhdojnë të jenë nga më të ndryshmet. Në këtë artikull, subjekti do të jetë ekrani i iPhone i cili pritet të integrojë teknologjinë AMOLED. Teknologjia e përdorur për të vendosur këtë tip ekrani do të përcaktojë gjithashtu edhe koston e tij sepse ekzistojnë 3 tipe të ndryshme ekrani me teknologjinë AMOLED, të cilat variojnë në format e tyre.
Sipas The Wall Street Journal, iPhone 8 do të integrojë teknologjinë AMOLED 2.5D e cila tregon për një ekran të lakuar vetëm në borde. Ndryshe nga Samsung S7 i cili integron teknologjinë AMOLED 3D, kosto e versiont të zgjedhur nga Apple ka një kosto më të ulët, por mbi të gjitha lejon edhe krijimin e proporcioneve më të mira të tij.
Aktualisht iPhone 6s dhe 7 janë ndërtuar me teknologjinë 2.5D dhe në raportin 19:6, ndërsa duke përdorur teknologjinë AMOLED 2.5D atëherë raportet do të jenë 2:1 dhe kjo do të thotë ekran më të gjatë i cili do të ketë dimensione 5.8-inch. Gjithsesi në ditët në vazhdim do t'ju sjellim më shumë lajme në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment