Imangi Studios ka njoftuar për një kapitull të ri të lojës së saj më të famshme Temple Run. Kapitulli i ri do të titullohet Treasure Hunter dhe do të jetë një lojë puzzle me shumë elemetë të përbashkët me kapitujt më të vjetër të kësaj serie lojërash, përshirë këtu edhe personazhe si Scarlett Fox dhe Guy Dangerous.


“Temple Run: Treasure Hunter” është e disponueshme në një fazë beta për Android por lëshimi zyrtar në App Store pritet nga fundi i vitit. Kjo lojë do të ketë rreth 20 nivele të reja në 5 botë të ndryshme, me 6 zbulues të ndryshëm thesaresh që ju mund t'i zgjidhni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment