Përveç modelit iPhone RED, një tjetër risi e ditës së sotme është edhe modeli i ri iPad 9.7" që u prezantua nga Apple me një komunikatë për shtyp në faqen e saj zyrtare. Modeli i ri iPad ka një ekran 9.7 inç, proçesor A9 me 64bit, një bateri që garanton 10 orë autonomi, fotokamera 8MPx dhe fotokamera ballore FaceTime HD.

Ky iPad integron edhe Touch ID për zhbllokimin e pajisjes nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve dhe për të bërë pagesa në mënyrë sa më të sigurtë. Modeli i ri është i disponueshëm në ngjyrat: argjent, ari dhe gri sideral duke u nisur nga çmimi 329$ për modelin Wi-Fi 32Gb dhe 45
9$ për modelin Wi-Fi + Cellular 32GB.

Ashtu si iPhone 7 RED, edhe modeli i ri iPad do të jetë i disponueshëm nga 24 Marsi. Apple ka lançuar edhe një model të ri iPad mini 4 me 128 GB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment