Apple sapo ka prezantuar në faqen e saj zyrtare Apple Store, një edicion special (product) RED për iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, që do të kontribuojë në mbledhjen e fondeve për kërkimet kundër Sidës. Modelet e reja iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus RED karakterizohen nga ngjyra e kuqe e pjesës së pasme të telefonit dhe molla e kafshuar me ngjyrë të bardhë.

Në pjesën ballore iPhone është i bardhë dhe butoni Home ka konture argjenti (dhe jo të kuqe). Nuk ndryshon asgjë për sa i përket pjesës hardware që ekzaktësisht si modeli Jet Black, do të jetë i disponueshëm vetëm me 128GB dhe 256GB hapësirë.


Çmimi niset nga 749$ për iPhone 7 dhe 869$ për iPhone 7 Plus. iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus RED do të jenë të disponueshëm nga 24 Marsi. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment