Apple sapo ka lëshuar iOS 10.3 për iPhone, iPad dhe iPod touch. Ky version i ri sjell disa risi mjaft interesante. Vjen mundësia për të verifikuar pozicionin e kufjeve Airpods në Find my iPhone dhe shtohet mbështetja për Siri në aplikacionet që lejojnë shkëmbimin e parave, aplikacionet për transportin dhe për automjetet.

Me iOS 10.3 bëhet edhe tranzicioni i shumëpritur në Apple File System që duhet të sjellë përmirësime në të gjitha pajisjet, e reja dhe të vjetra. Duke qenë se ka ndryshuar file system, ju këshillojmë të bëni një backup përpara se të instaloni këtë përditësim.

Risitë e tjera të iOS 10.3: 

  • Një seksion i ri llogarinë e përdoruesit në menunë Settings, ku shfaqen produktet e lidhura me këtë llogari, email, password, numrat e telefonit. Kjo i praparinë mundësisë për të përdorur iPhone nga më shumë përdorues.
  • Është përmirësuar mbështetje për HomeKit dhe produktet kompatibël.
  • Është shtuar suporti për "reduktimin e lëvizjes" në Safari.
  • Një alert do na njoftojë nëse përdorim në pajisjen tonë një aplikacion 32-bit.
  • Një widget i ri për aplikacionin Podcast. 
  • Mundësinë për të ç'aktivizuar krejtësisht kërkesat për koment dhe votim të një aplikacioni në App Store. 
  • Një animim i ri për hapjen dhe mbylljen e aplikacioneve.
  • Parashikimet e motit në Maps nëpërmjet 3D Touch. 

/iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment