Bean’s Quest është një aventurë me protagonst kryesor një fasule mjaft kurajoze, me plot 40 nivele për të kompletuar. Në këto nivele plot ngjyra, lojtari duhet të kërkojë të kalojë misionet e ndryshme duke mbledhur objekte të caktuara.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Bean’s Quest do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment