Vantage Calendar është realizuar me një grafikë shumë elegante, dhe ofron një kalendar me shumë opsione, që mund të modifikohen sipas dëshirës. Me një prekje të gjitha ngjarjet e kalendarit mund të transformohen në një listë gjërash që duhen bërë. Aplikacioni mund të sinkronizohet me Google Calendar, iCloud, Outlook, Facebook, etj...
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Vantage Calendar do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment