Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Musemage.

Musemage është një nga aplikacionet më të mira për të gjithë ato përdorues që janë në kërkim të funksioneve të avancuara për t'i përdorur me fotokamerën e iPhone. Aplikacioni ofron 7 lloje shkrepjesh, Foto, Video, Filmime me sfond blu, Time-Lapse, Magic Color dhe filmim dopio.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Musemage do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment