Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- VR Space, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
VR Space është një lojë me aksion ku ju do të luani në rolin e një piloti i cili drejton një anije luftarake në hapësirë. Detyra juaj do të jetë ndalimi i forcave alienen që duan të pushtojnë tokën. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Perloo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Perloo është një lojë me temë kuic por mjaft inovative. Duhet të zgjidhni të gjitha problemet gjeometrike që të zbuloni të vërtetën finale. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- Easy Spending, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Easy Spending është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani çdo shpenzin që bëni dhe të keni statistika në intervale kohore të dëshiruara.  Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment