Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

The River Tests Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të vini në lojë aftësitë tuaja për të zgjidhur kuicet e kalimit të lumit. Këto kuice vijnë nga kultura Japoneze dhe besohet se vetëm 10% e njerëzve në tokë mund ti përgjigjen. Nëse jeni kurioz të provoni këto teste, atëherë ja vlen ta provoni këtë lojë.


System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.



The Great Fusion, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të merrni pjesë në aventura që zhvillohen në shekullin e 22 ku njeri ka ndryshuar mënyrë jetese dhe vetë jeta është shëndërruar në luftë për të mbijetuar. Loja integron grafikë të thejshtë në 2D dhe e rrealizuar me mjeshtëri nga krijuesit e saj. Ja vlen ta provoni këtë lojë në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment