Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- RayLab, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
RayLab është një program i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të stimuloni efekte optike dhe më pas ti aplikoni ato në sisteme konkrete ose ta përdorni si një mjet për të mësuar mbi konceptin e optikës. Sot mund ta shkarkoni falas.


- Six Pack Abs, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Six Pack Abs është një program i cili i dedikohet shëndetit tuaj. Nëpërmjet disa leksioneve interaktive ju do të keni mundësinë të bëni ushtrime fizike të cilat do t'ju ndihmojnë të përmirësoni ndjeshëm formën tuaj trupore.


Studio Music Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Studio Music Player është një program i cili do të sjell në iDevice një program për të dëgjuar muzikë në mënyrë mjaft të thjeshtë por duke i aplikuar pjesëve muzikore efekte të ndryshme audio. Pra ai ju ofron një panel dixhital miksimi. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment