Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Bean's Quest, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bean's Quest është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë të dashurën nga mallkimi i krijesave që vijnë nga bota e përrallave. Nëse po kërkoni një lojë e cila ju sjell argëtim atëherë ja vlen ta merri.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Stopwatch+, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stopwatch+ është një program që sjell funksionin e kronometrit në iOS. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe sigurisht ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


Sudoku Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sudoku Pro Edition është një lojë në të cilën ju do të luani lojën e famshme sudoku në nivele mjaft të vështira të cilat do të vënë mëndjen në lëvizje. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj lojë atëher ja vlen ta shkarkoni në iDevice.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment