Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Belts, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Belts është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të lëvizni sferën në një labirinth me 3 dimensione por kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë për ta çuar atë në destinacion. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Devious Dungeon, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Devious Dungeon është një lojë me aksion e ambjentuar në mesjetë ku ju duhet të shpëtoni mbretërinë ku jetoni nga krijesat e frikshme që e kanë pushtuar atë, duke luftuar në tunelet e qytetit. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Delete Contacts + Duplicates, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Delete Contacts është një program i dobishëm i cili na jep mundësinë të fshijmë kontaktet e duplikuara nga Rubrika e Kontakteve të iOS. Gjitashtu ai është shumë i thjeshtë për tu përdorur dhe sot mund ta shkarkoni falas


Data Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Widget është një program mjaft i dobishëm i cili do t'u tregojë një idikator në lidhje me të dhënat totale të harxhuara nga paketa juaj e internetit që keni blerë nga kompania telefonike. Programi nuk kërkon lidhje me internet, nuk konsumon baterinë si edhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment