Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sublime Solitaire,  nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sublime Solitaire sjell në iOS lojën e famshme solitaire e cila është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft të bukur. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj loje, atëherë ja vlen ta merrni.


Dragon Eyes Ninja, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dragon Eyes Ninja është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojë të konfirmohet si i vetmi person në fshat që mund ti shpëtojë banorët duke treguar aftësitë e tij në kalimin e pengesave të ndryshme. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Hyp, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hyp është një program relaksues i cili do t'ju qetësojë duke ju hipnotizuar me figura abstrakte dhe muzikë qetësuese. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Oil Sketch, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Oil Sketch është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni të fotot tuaja duke i shtuar atyre efektin e vizatimit në vaj. Me pak lëvizje do të krijoni foto mahnitëse të cilat mund ti publikoni më pas në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment